Një aksident i rëndë ka ndodhur nëPrishtinë, ku një kamionçinë ka përplasur një 22-vjeçare shtatzënë. Sikurse bëjnë me dije mediat e Kosovës, 22-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar, por një kamionçinë që kishte humbur kontrollin ngjitet me shpejtësi mbi trotuar duke e përplasur atë.
Si pasojë e aksidentit gruaja ka humbur fëmijën ndërsa edhe vetë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në një prononcim për “T7”, familjarët e 22-vjeçares janë shprehur se e kanë përjetuar rëndë humbjen e foshnjës dhe se as gjendja e vajzës nuk është e mirë.
E plagosura me inicialet T.H ka pasur hemorragji të brendshme, disa thyerje në trup dhe i është nënshtruar 2 operacioneve deri më tani.
Aksidenti i frikshëm është filmuar nga një kamera sigurie, që tregon momentet se si kamionçina përplas gruan që ishte shtatzënë. Drejtuesi i kamionçinës është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.