Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi kamionçina kur po ecte në trotuar, gruaja shtatzënë humb fëmijën (VIDEO)


Një aksident i rëndë ka ndodhur nëPrishtinë, ku një kamionçinë ka përplasur një 22-vjeçare shtatzënë.  Sikurse bëjnë me dije mediat e Kosovës, 22-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar, por një kamionçinë që kishte humbur kontrollin ngjitet me shpejtësi mbi trotuar duke e përplasur atë.

Si pasojë e aksidentit gruaja ka humbur fëmijën ndërsa edhe vetë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në një prononcim për “T7”, familjarët e 22-vjeçares janë shprehur se e kanë përjetuar rëndë humbjen e foshnjës dhe se as gjendja e vajzës nuk është e mirë.

E plagosura me inicialet T.H ka pasur hemorragji të brendshme, disa thyerje në trup dhe i është nënshtruar 2 operacioneve deri më tani.

Aksidenti i frikshëm është filmuar nga një kamera sigurie, që tregon momentet se si kamionçina përplas gruan që ishte shtatzënë. Drejtuesi i kamionçinës është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *