Mbrëmë ishte ceremonia e ndarjeve të çmime “Grammy” dhe shumë artistë nuk na zhgënjyen por disa të tjerë u shfaqën me veshjet më të çuditshme.
“The Mirror” ka mbledhur fotot me artistët e veshura më keq në “Grammy”-s dhe mes tyre janë edhe emra si Katy Perry, Kylie Jenner, Cardi B, madje edhe Jennifer Lopez. Po po, edhe JLo!
Sigurisht Cardi B kishte veshjen më të pazakontë mes gjithë të famshmëve, pasi dukej sikur ishte brenda një luleje dhe në kokë e në qafë ishte mbushur me perla, por për të ecur në tapet të kuq iu desh ndihma e bashkëshortit dhe e katër personave të tjerë.
Jennifer Lopez nga ana tjetër ishte surpriza e mbrëmjes, pasi nuk pritej mb=rritja e saj në Los Angelos, por për fat të keq këngëtarja përfundoi duke i bërë të tjerët të kthejnë kokat nga ajo për arsyen e gabuar. Fustani i saj u komentua si një këmishë dhe i përkryer për të ecur me të në shkallën e palestrës.