Juventusi ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën modeste të Frosinones, në një sfidë të cilën bardhezinjtë e dominuan totalisht.
Paulo Dybala gjeti golin që në minutën e 6’, duke shfrytëzuar pasimin të Ronaldos për të dërguar topin në rrjetë.
Pak minuta më vonë ishte Bonucci që dyfishoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe Cristiano Ronaldo, që vulosi suksesin e “zonjës së vjetër”.
Juventus, pas 24 javësh kampionat, vijon të jetë i pathyer, pasi ka regjistruar 21 fitore dhe 3 barazime, duke kryesuar me meritë renditjen, me plot 66 pikë, 12 më tepër se Napoli i vendit të dytë.