Drejtuesit e Kukësit ka shkarkuar nga detyra trajneri shkodran, Armandi Cungu.
Ai u largua pas humbjes së fundit ndaj Skëndërbeut që e thelloi edhe më shumë largësinë me Partizanin që mban kreun e renditjes duke e bërë edhe më të vështirë qëndrimin në garën për titullin kampion.
Vendin e Cungut e ka marrë Ramazan Ndreu, siç njofton klubi verior në faqen e tij në “Facebook”.
“Njoftim! Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.
Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë!
Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuksian.