Nga Artan Fuga
Mirë brenda aeroportit nuk lika kinezi me u afrua “kom shqiptari”, po aeroportin si territor nuk e kontrollojmë dot ne?
Ta mbikqyrim nga maja e pemës me dylbi, nga frengjitë e kalasë të Krujës me tejqyrë, nga Kalaja e Prezës me byth gjymi!
Nuk vëzhgohen dot blindat që hyjnë nga dera dhe dalin nga dera në mes të ditës?!
Apo e edhe aty nuk na le Kinezi!!!
Hajde kineza hajde!
Çfarë kontrolli mbi territorin!!!
Mjafton ndonjë naço nga të lagjes sime, me e lënë në majë të ndonjë peme duke pi raki në Prezë për t’a mbajtur territorin nën vëzhgim e mos me lënë me kalu as miza pa e rregjistruar!
Ne ose jemi idiotë, ose jemi gjeni që bëjmë si idiotë!
Nuk kuptoj se përse ja fut kot Balluku!!!
Kupton gjë ajo nga kontrolli i territorit apo nga politikat e mbrojtjes të zonave strategjike të vendit apo yxhym përpara jep deklarata kineze si ato të viteve ’70 nëpër televizione!
Mjaft pash nderin se u shkrimë duke qeshur!
Ore kinezit i marrim të keqen ne! Ku kinezi që është fuqia e parë në botë për kërkim shkencor dhe nesh që jemi akoma te sqepari.
Ne as ujgurë nuk jemi!