Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Skënderbeut në transfertë për llogari të Kupës së Shqipërisë.
Me rezultatin e 1-3 Kukësi nuk diskutoi kualifikimin pas fitores së parë 2-0.
Golat e Reginaldos, Valdet Ramës dhe një autogol nga Leonit Abazi i dhanë fitoren verilindorëve kundrejt golit të Devi Bregut.
Me këtë fitore Kukësi pret në finale Tiranën e cila fitoi ndaj Luftëtarit në kryeqytet me rezultatin 5-3.
Golat për bardh e blutë u shënuan nga Daja, Ngoo, Cobninah, dhe dygolësh i Sentamu. Ndërsa për Luftëtarin shënuan Fili, Oshafi dhe Dunga.