Po, Bradley Cooper dhe Irina shayk kanë marrë rrugë të ndryshme dhe janë drejt ndarjes. Këngëtarja Lady Gaga është konsideruar fajtore për ndarjen e tyre në rrjetet sociale dhe mediat e shoëbizz-it.
Por përpara se të këndonte këngën e saj “Shallow”, gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, Gaga iu drejtua publikut me disa fjalë.
Ajo filloi të fliste për komunitetin LGBT dhe se si fotografitë e saj në fillim i komentonin si “shumë gay”.
“Më kujtohet duke thënë: Unë nuk e shoh në këtë mënyrë por ka njerëz gay në këtë botë. Ata më thanë që kjo s’do ecte dhe u përpoqën të më nryshonin. Por unë kurrë nuk i lashë. dhe e dini pse? Sepse mendova se ata ishin të cekët.”, vijoi këngëtarja 33-vjeçare.
Në fund të këtij fjalimi të shkurtër, Gaga shtoi: “Ah edhe diçka, tregohuni të sjellshëm ose zhdukuni”.
Mediat e kanë marrë këtë fjalinë e fundit, si një mesazh për kritikët që fajësojnë atë për ndarjen e çiftit Cooper-Shayk.
Kur performanca e Gaga-s dhe Cooper në “Oscars” tërhoqi shumë vëmendje për shkak të afrimitetit të tyre, këngëtarja u detyrua të sqaronte publikun se ajo nuk kishte asnjë lidhje dashurore me aktorin.
I LOVE HER SO MUCH❤️ @ladygaga pic.twitter.com/bsXz1BQTTC
— 𝕽𝖆𝖈𝖍𝖊𝖑 (@PutYourPawzUp) June 9, 2019