Kjo verë do të mbetet gjatë në kujtesën e Taulant Xhakës dhe të dashurës së tij Arbnora Nuredinit.
Gjatë pushimeve verore, Xhaka ka gjetur rastin për t’i propozuar për martesë Arbnorës dhe ajo i tha “PO”.
Por ka një detaj për të qeshur në mënyrën se si futbollisti i ka propozuar partneres. Sikurse shihet në foton e publikuar nga vetë Xhaka, ai unazën në vend që ta drejtonte nga Arbnora që ajo ta shikonte, e ka drejtuar nga vetja.
Megjithatë duket se Arbnora as nuk e ka menduar këtë detaj, në ato momente kaq emocionuese për të. Ajo duket e surprizuar në foto.
Kështu duhej ta kishte mbajtur unazën Xhaka: