Presidenti i Republikës e konsideroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën 30 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, një truk procedurial. Sipas tij ky vendim është marrë nën presionin e maxhorancës.
“Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk procedurial, një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik, anatemuar indirekt vebndimin e kreut të Shtetit, por nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit.
Ky vendim është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të Edi Ramës.”, tha Meta.
Më tej presidenti vazhdoi të thoshte se vazhdonte t’i bënte apel “maxhorancës që të reflektojë pasi e ka si detyrim edhe ndaj militantëve dhe përkrahësve të saj. Unë mendoj se e vetmja rrugë është vetëm dialogu politik dhe një marrëveshje e qëndrueshme midis palëve”.