Kreu i SYRIZA-s dhe kryeministri në largim Alexis Tsipras ka pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme duke uruar edhe fituesin Kyriakos Mitsotakis.
Në një dalje për mediat Tsipras duke uruar Mitostakis u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij e mori vendin në një gjendje krize dhe që prej 2015 ka bërë një punë të madhe për daljen nga kriza.