Rezultatet zyrtare tregojnë se ‘Nea Dimokratia’ ka fituar 39.85% të votave kundrejt 31.35%. 51 vjeçari Mistotakis pritet të bëjë sot zyrtarë emrat e kabinetit të tij qeveritar që ka marrë përsipër të fusë Greqinë në periudhën e rritjes ekonomike, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të sigurisë.
Rezultatet e së dielës i kanë dhënë Nea Demokratias 158 vende në parlamentin me 300 vende. Në fjalën e tij pas fitores, Mitsotakis ka deklaruar se do jetë kryeministri i të gjithëve duke theksuar se Greqia do jetë sërish krenare dhe do e ngrejë sërish kokën.
Në disa deklaratë të përsëriura, kryeministri i ri grek, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare të tregohet e kujdesshme me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri si dhe të respektojë pronat e tyre, në të kundërt do përballet me veton e Greqisë për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian.
Ai i ka bërë thirrje disa herë qeverisë së kryeministrit Rama që të mos e kalojë vijën e kuqe lidhur e minoritetin grek në Shqipëri, duke theksuar se Athina i respekton fqinjët dhe i do marrëdhëniet e mira por kjo në bazë të trajtimit të minoritetit dhe pronave të tyre në zonën e Himarës dhe gjetkë.
Në muajin tetor pritet të vendoset nëse do çelen negociatat BE-Shqipëri e deri tani gjasat për këtë janë të pakta.
Megjithatë edhe në rast se pjesa dërrmuese e vendeve europiane do vendosin pro çeljes, një votë kundër nga Greqia do e ndërlikonte sërish situatën për Shqipërinë.