Templates by BIGtheme NET

Negociatat me BE-në, Mitsotakis dhe kërcënimet ndaj Ramës për minoritetin

Kyriakos Mitsotakis është betuar sot si kryeministër i ri i Greqisë, pasi në zgjedhjet e së dielës arriti një fitore të thellë duke mposhtur Syrizan e paraardhësit të tij, Tsipras, që ka qenë në pushtet prej vitit 2015.

Rezultatet zyrtare tregojnë se ‘Nea Dimokratia’ ka fituar 39.85% të votave kundrejt 31.35%. 51 vjeçari Mistotakis pritet të bëjë sot zyrtarë emrat e kabinetit të tij qeveritar që ka marrë përsipër të fusë Greqinë në periudhën e rritjes ekonomike, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të sigurisë.

Rezultatet e së dielës i kanë dhënë Nea Demokratias 158 vende në parlamentin me 300 vende. Në fjalën e tij pas fitores, Mitsotakis ka deklaruar se do jetë kryeministri i të gjithëve duke theksuar se Greqia do jetë sërish krenare dhe do e ngrejë sërish kokën.

Në disa deklaratë të përsëriura, kryeministri i ri grek, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare të tregohet e kujdesshme me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri si dhe të respektojë pronat e tyre, në të kundërt do përballet me veton e Greqisë për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian.

Ai i ka bërë thirrje disa herë qeverisë së kryeministrit Rama që të mos e kalojë vijën e kuqe lidhur e minoritetin grek në Shqipëri, duke theksuar se Athina i respekton fqinjët dhe i do marrëdhëniet e mira por kjo në bazë të trajtimit të minoritetit dhe pronave të tyre në zonën e Himarës dhe gjetkë.

Në muajin tetor pritet të vendoset nëse do çelen negociatat BE-Shqipëri e deri tani gjasat për këtë janë të pakta.

Megjithatë edhe në rast se pjesa dërrmuese e vendeve europiane do vendosin pro çeljes, një votë kundër nga Greqia do e ndërlikonte sërish situatën për Shqipërinë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*