Një 61 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ku shtetasi me iniciale F.Xh, në kushte të rënduara psikike sipas policisë, ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Në njoftimin e policisë thuhet se “rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH., 61 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.