Templates by BIGtheme NET

61-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i nëntë i pallatit

Një 61 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ku shtetasi me iniciale F.Xh, në kushte të rënduara psikike sipas policisë, ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH., 61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto