Qeveria ka vendosur të shkëmbejë një pronë të Bashkisë së Tiranës, me sipërfaqe 9956 metra katrorë, me një pronë me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë të biznesmenit Agron Papuli.
Vendimi i firmosur nga zv.kryeministri Braçe, mban datën 26 qershor 2019. Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shkëmbimi i pronave mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenit Papuli do kryhet pa shpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.
Denoncimi është bërë nga Departamenti i Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, që ka publikuar edhe dokumentin zyrtar.