Ndahet nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti u nda sot nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi ka pësuar një arrest kardiak.
Prej disa kohësh ai ndodhej i shtruar në një spital në Romë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ndarja nga jeta e regjisorit i ka dhënë një goditje të fortë jo vetëm gruas së tij, aktores së miërënjohur Luiza Xhuvani, fëmijëve dhe miqve por të gjithë artdashësve.
Këtë vit pritej premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’, por që fatkeqësisht Xhuvani nuk e arriti dot.
Xhuvani ka punuar si asistent regjisor në shumë filma që nga viti 1986 deri në 1990, dhe në 1991, drejtoi filmin e tij të parë të shkurtër Bardh e zi (1991).
Parrullat (2001) është filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë.