Pas pamjeve të një tifozi që duket si fëmijë që po pinte duhan në një ndeshje futbolli në kampionatin turk, doli se ai në fakt ishte një burrë 36-vjeçar.
Ai u filmua teksa kamerat po fiksonin tifozët në shkallët e stadiumit në ndeshjen mes Bursaspor e Fenerbahçes.
Përveç tij që dukej si fëmijë, ai po tymoste pranë një fëmije të mitur që ishte në fakt i biri.
Por më pas mediat zbuluan se ai ishte një burrë 36-vjeçar që kishte shkelur rregullat e pirjes së duhanit në mjedise publike dhe do gjobitet me 15 euro.