Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pubikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Në përfundim të procesit, Vetëvendosja ka marrë 32 deputetë duke siguruar edhe postin e kryeministrit që do mbahet nga lideri i saj, Albin Kurti.
LDK-ja ka marre 29 deputetë, PDK-ja ka marrë 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD ka marrë 14 deputetë ndërsa Lista Serbe 10 deputetë. Jashtë Kuvendit mbeten përfundimisht Nisma, AKR-ja e PD-ja.
Duke nisur nga dita e sotme në vijim pritet që përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe LDK-së të takohen për të përcaktuar kushtet e koalicionit qeverisës siç edhe kanë njoftuar në takimet e mëhershme.