Templates by BIGtheme NET

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, dalin rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pubikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Në përfundim të procesit, Vetëvendosja ka marrë 32 deputetë duke siguruar edhe postin e kryeministrit që do mbahet nga lideri i saj, Albin Kurti.

LDK-ja ka marre 29 deputetë, PDK-ja ka marrë 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD ka marrë 14 deputetë ndërsa Lista Serbe 10 deputetë. Jashtë Kuvendit mbeten përfundimisht Nisma, AKR-ja e PD-ja.

Duke nisur nga dita e sotme  në vijim pritet që përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe LDK-së të takohen për të përcaktuar kushtet e koalicionit qeverisës siç edhe kanë njoftuar në takimet e mëhershme.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*