Mbrojtja e presidentit turk Erdogan të një marrëveshjeje të kufijve detarë me Libinë në një ceremoni për hapjen e një tubacioni gazsjellës çoi në tërheqjen e delegacionit grek, që drejtohej nga zv.ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Dimitris Oikonomou.
Duke folur në hapjen e gazsjellësit Trans-Anatolian të Gazit (TANAP) të shtunën, Erdogan tha se Turqia nuk do i tërheqë anijet e saj nga Mesdheu Lindor.
‘Anijet do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre,’ u citua Erdogan nga media lokale.
‘Turqia nuk do t’i lejojë të tjerët t’i shtypin interesat e saj dhe qipriotëve turq, tha ai.
Referuar memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me qeverinë libiane, Erdogan hodhi poshtë reagimet nga Greqia dhe Egjipti.
TANAP është pjesë e sistemit të tubacioneve që do të sjellë gaz natyror nga Azerbajxhani në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali.