Ditën kur mbushi 17-vjeçe, Greta Thunberg ndryshoi emrin e saj në ‘Twitter’ duke e bërë Sharon. Kjo për shkak se një adoleshente nuk ia dinte asaj emrin.
Në një garë, konkurentja Amanda Henderson u pyet se si quhet adoleshentja suedeze që po mundohet të sjellë ndryshime në lidhje me klimën, por përgjigja e saj ishte e pasaktë. Ajo tha: Sharon.
Shpejt videoja u bë virale në rrjet, por duket se Thunberg pretendon të njihet nga të gjithë dhe nuk e priste që t’i ngatërronin emrin.
2020 is cancelled pic.twitter.com/aGDZCTTQmb
— Mark Smith (@marksmithstuff) January 2, 2020
Kështu pas videos virale ajo e bëri emrin Sharon në Twitter. Kujtojmë se edhe më parë, Thunberg e ka përdorur ‘Twitter’-in për t’iu përgjigjur kritikëve.
Muajin e kaluar,kur presidenti amerikan Donald Trump tha se Greta duhet të punojë për të menaxhuar zemërimin e saj dhe të shikojë një film me një mik për t’u qetësuar, kjo e fundit shkroi se po shikonte një film.