Federata Italiane e Futbollit dhe Liga kanë vendosur vijimin e ndeshjeve të kampionatit. Megjithatë për shkak të koronavirusit, në zonat e prekura në veri të vendit ndeshjet do zhvillohen pa tifozë.
Një pjesë e mirë e ndeshjeve të së dielës u shtynë pas përhapjes së koronavirusit në vendin apenin, që mban tashmë vendin e tretë në botë për numrin e të infektuarve.
Ndërkohë nuk është vendosur ende se çfarë do ndodhë me ndeshjet e Ligës së Europës.