Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi, merret vendimi për ndeshjet e kampionatit italian


Federata Italiane e Futbollit dhe Liga kanë vendosur vijimin e ndeshjeve të kampionatit. Megjithatë për shkak të koronavirusit, në zonat e prekura në veri të vendit ndeshjet do zhvillohen pa tifozë.

Një pjesë e mirë e ndeshjeve të së dielës u shtynë pas përhapjes së koronavirusit në vendin apenin, që mban tashmë vendin e tretë në botë për numrin e të infektuarve.

Ndërkohë nuk është vendosur ende se çfarë do ndodhë me ndeshjet e Ligës së Europës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *