Ka shkuar në 969 numri i viktimave në Itali 24 orët e fundit.
Njoftimi është bërë në buletinin e përditshëm të Mbrojtjes Civile të vendit apenin.
Ky është numri më i lartë i viktimave që kur Italia u prek nga Covid-19.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave ka mbërritur në 9134, duke e kthyer Italinë në vendin më të prekur në botë e duke lënë shumë pas vetes vendin e origjinës, Kinën.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin fqinj është 4401, me numrin e përgjithshëm 88498.