Vendosni fjalën kyçe....

Italia shënon numrin më të madh të viktimave në 24 orë, 969 të vdekur nga koronavirusi


Ka shkuar në 969 numri i viktimave në Itali 24 orët e fundit.

Njoftimi është bërë në buletinin e përditshëm të Mbrojtjes Civile të vendit apenin.

Ky është numri më i lartë i viktimave që kur Italia u prek nga Covid-19.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave ka mbërritur në 9134, duke e kthyer Italinë në vendin më të prekur në botë e duke lënë shumë pas vetes vendin e origjinës, Kinën.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin fqinj është 4401, me numrin e përgjithshëm 88498.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *