Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj ka fyer opozitën.
Tabaku i ka kërkuar Ramës të mos harxhojë kohën duke sulmuar opozitën por të marrë masa të kryhen pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura.
“Fatkeqësi për shqiptarët që KM në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën. Fyerjet e KM nuk mbushin xhepat e boshatisura të shqiptarëve. Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra”-shkruan Tabaku.