Juventus dhe PSG-ja mund të konkludojnë një shkëmbim të bujshëm gjatë verës.
Calciomerkato.it raporton se skuadrat mendojnë shkëmbimin e Neymar me Dybala, duke u bërë lajmi kryesor i faqeve të sportit.
Duke iu referuar këtij raportimi, braziliani i ka prishur marrëdhëniet me klubin e PSG-së dhe dëshiron me çdo kusht largimin. Për këtë arsye, Paratiçi i ka kërkuar informacion Leonardos për Nejmarin, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar përfshirjen e Dibalas në marrëveshje.
Duke pasur parasysh çmimin e lartë që ka secili nga këta lojtarë, vazhdon raportimi, do të ishte e vështirë që të ndodhte një blerje edhe prej krizës së koronavirusit. Ama një shkëmbim do të kënaqte të dy palët.