Gjyqtari anglez, Mark Clattenburg, ka rrëfyer një sekret lidhur me finalen e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit e Atletikos së Madridit.
“Në fund të pjesës së parë, Reali kaloi në avantazh me anë të mbrojtësit Sergio Ramos, por ai ishte lehtësisht në pozicion jashtë loje. Por këtë gjë e vura re vetëm në pushim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes.” – ka thënë Clattenburg.
Rezultati i ndeshjes në kohën e rregullt përfundoi 1-1 dhe pas gjuajtjes së 11-metërshave Reali i Madridit me rezultatin 5-3.
Clattenburg rrëfen se ka debatuar me brazilianin e Realit të Madridit, Pepe, pasi i dha një 11-metërsh Atletikos së Madridit në pjesën e dytë.
“Pepe erdhi të ankohej te unë dhe i thashë që Realit i kisha akorduar një gol në pozicion jashtë loje.” – thotë më tej Clattenburg, shkruan Sportmediaset.