Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kanë dorëzuar një padi penale për “tentativë për vrasje” kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Aktivistët dhe aktorët e kanë dorëzuar padinë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion ditën e sotme.
“Akuzohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kemi kërkuar arrestimin e tyre, kemi besim se SPAK do të marrë masat e duhura. Kërkojmë zbardhjen e së vërtetës për atë që ndodhi në 17 maj. Kur të na merret deklarimi, do të dorëzojmë provat”, tha për mediat avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja, pas depozitimit të padisë.