Templates by BIGtheme NET

AMT-ja kallëzim penal në SPAK ndaj Lleshajt, Veliajt dhe Veliut

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kanë dorëzuar një padi penale për “tentativë për vrasje” kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Aktivistët dhe aktorët e kanë dorëzuar padinë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion ditën e sotme.

Akuzohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kemi kërkuar arrestimin e tyre, kemi besim se SPAK do të marrë masat e duhura. Kërkojmë zbardhjen e së vërtetës për atë që ndodhi në 17 maj. Kur të na merret deklarimi, do të dorëzojmë provat”, tha për mediat avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja, pas depozitimit të padisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*