Greqia do të hapë kufijtë me qëllime turizmi për 29 vende nga 15 qershori.
Në këtë listë të përpiluar nga Ministria e Turizmit të vendit fqinj, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përfshin vende nga Ballkani, Europa Qëndrore, Skandinavia, Australia por edhe Kina dhe Japonia.
Ministria e Turizmit e Greqisë është si vijon: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.
Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë.