Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku një kamion ka rënë në ujërat e liqenit të Fierzës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër te Ura e Kolshit.
Kamioni drejtohej nga shtetasi F.Ll 37-vjeç, ndërkohë Polumbarët po kërkojnë për trupin.
“Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.