Templates by BIGtheme NET

Aksident në Kukës, kamioni bie në liqen

Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku një kamion ka rënë në ujërat e liqenit të Fierzës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër te Ura e Kolshit.

Kamioni drejtohej nga shtetasi F.Ll 37-vjeç, ndërkohë Polumbarët po kërkojnë për trupin.

Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*