Miralem Pjaniç ka shpërthyer në lot në festën e organizuar nga familja e tij për kalimin te Barcelona.
Mesfushori boshnjak dhe familjarët e tij u mblodhën në Luksemburg për të festuar transferimin e tij te katalanasit dhe në një çast Pjaniç nuk e mban dot veten por shpërthen në lot.
Pjaniç ka luajtur 4 sezone me bardhezinjtë pas transferimit nga Roma.
Ai kaloi te Barcelona për 60 milionë euro në një operacion që pa brazilianin Arthur të vinte nga katalanasit në Torino.