Templates by BIGtheme NET

Pjaniç s’e mban veten, shpërthen në lot gjatë festës për transferimin te Barcelona (Video)

Miralem Pjaniç ka shpërthyer në lot në festën e organizuar nga familja e tij për kalimin te Barcelona.

Mesfushori boshnjak dhe familjarët e tij u mblodhën në Luksemburg për të festuar transferimin e tij te katalanasit dhe në një çast Pjaniç nuk e mban dot veten por shpërthen në lot.

Pjaniç ka luajtur 4 sezone me bardhezinjtë pas transferimit nga Roma.

Ai kaloi te Barcelona për 60 milionë euro në një operacion që pa brazilianin Arthur të vinte nga katalanasit në Torino.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*