Një statujë e Kristofor Kolombit në Baltimore është rrëzuar nga një grup njerëzish, të cilët përdorën litarë për ta shembur atë përpara se ta hidhnin në ujë.
Zyra e kryebashkiakut tha se i mbështet protestuesit.
Videot tregojnë një grup të madh demonstruesish duke tërhequr poshtë statujën e Kolombit në Baltimore të shtunën.
Vandalët përdorën litarë për të rrëzuar monumentin nga piedestali i tij, i cili përfundimisht u rrëzua nën brohoritjet me zë të lartë dhe duartrokitjet nga turma e mbledhur.
Policia nuk i pengoi për asnjë çast ndërsa shihte nga largësia çfarë po ndodhte.
Protestuesit morën statujën e rrënuar dhe e hodhën më pas në ujë.
Lester Davis, një zëdhënës i kryebashkiakut demokrat të qytetit tha se autoritetet e qytetit mbështetin protestat .