Ndërron jetë për shkak të koronavirusit, ish-kandidati për president Herman Cain, i cili kryesoi për pak kohë garën partiake për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Ai ishte dhe CEO-ja i zinxhirit të njohur picave në SHBA.
Në moshën 74-vjeçare, Kain ishte shtruar në spital për shkak se kishte shfaqur simptoma të koronavirusit në fillim të këtij muaji.
“Herman Cain – shefi ynë, miku ynë, si baba për kaq shumë prej nesh – ka ndërruar jetë”, – thuhet në një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare.
Në vitin 2006, Kain i kishte mbijetuar kancerit të zorrës së trashë. Kain u shfaq pa maskë në një tubim të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, Oklahoma, më 20 qershor.
Ai u pranua në spital me koronavirus më 1 korrik, megjithëse është e paqartë kur ose ku e kapi infeksionin pasi pretendon se në të njëjtën kohë, ka bërë dhe disa udhëtime.