15 persona raportohet se kanë humbur jetën në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas autoriteteve të Kosovës, janë zbuluar edhe 226 raste të reja me koronavirusin e ri.
IKSHPK-ja raporton se të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 8.330 ndërsa në në 24-orëshin e fundit janë shëruar 115 pacientë.