Templates by BIGtheme NET

Kosova raporton 15 viktima lidhur me koronavirusin e ri 24 orët e fundit

15 persona raportohet se kanë humbur jetën në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19.

Sipas autoriteteve të Kosovës, janë zbuluar edhe 226 raste të reja me koronavirusin e ri.

IKSHPK-ja raporton se të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 8.330 ndërsa në në 24-orëshin e fundit janë shëruar 115 pacientë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*