Kryeministri i Izraelit, Netanyahu, i ka shkruar sot një letër homologut të tij në Kosovë, Hoti.
Ai thekson se i zgjat dorën e miqësisë popullit të Kosovës dhe se zhvillimet e fundit mes dy vendeve mund të jenë fillimi i një epoke të re nga e cila do përfitojnë popujt e dy vendeve.
Shefi i qeverisë izraelite shton më tej se dy vendet mund të arrijnë shumë duke punuar së bashku duke shpresuar.
“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër.” – thuhet në letër.