Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, gjatë punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Një punëtor 53 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa punonte për Rrugën e Arbrit.
Sipas policisë, punonjësi Astrit Alla, ishte duke punuar me një automjet të rëndë vinç për ndërtimin e një prej urave në zonën e Klosit.
“Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.“- thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.