Cristiano Ronaldo ndodhet prej disa ditësh në izolim në shtëpinë e tij në Torino, pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus.
Ylli i portugez rezultoi pozitiv kur ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, pikërisht ditën e ndeshjes kundër Suedisë.
Mirëpo ministri italian i Sporteve Vincenzo Spadafora, nuk e pëlqeu transferimin e tij nga Portugalia në Itali.
Spadafora e akuzoi Ronaldon se kishte shkelur protokollin e COVID-19 duke u kthyer në Itali ndërkohë që është i infektuar.
Por Ronaldo pretendon se nuk ka thyer asnjë rregull.
“Janë të gjitha gënjeshtra, kam bërë gjithçka sipas protokollit të COVID-19. Unë dhe skuadra ime kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për t’i bërë gjërat sic duhet. Kam ndërgjegjen e qetë”-tha Ronaldo gjatë një videoje live në Instagram.