Një shtetas është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.
Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh, ndërsa u arrestua paraditen e sotme pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një telefon dhe 50 mijë lekë të vjetra.
Arrestimi i tij ndodhi në Palas të Vlorës, pas raportimeve se ai ka kryer vjedhje, duke bërë që efektivët ta ndalonin vetëm pak minuta pas ngjarjes.