Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës.
Një 60-vjeçar është goditur nga një makinë e për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.A. është shoqëruar në polici.
Njoftimi
Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.