Disa mësues në shkollat e Elbasanit janë prekur nga Covid-19.
Në shkollën ‘Luigj Gurakuqi’ janë raportuar dy mësues me Covid-19, një mësues ka rezultuar pozitiv në shkollën ‘Naim Frashëri’ e po kështu ka pasur mësues të prekur edhe në shkollat 9-vjeçare të Griqanit ‘Qemal Haxhihasani’, gjimnazet ‘Dhaskal Todri’, ‘Kostandin Kristoforidhi’ dhe shkolla 9-vjeçare Mengel.
Po kështu në gjimnazet ‘Dhaskal Todri’ e ‘Konstandin Kristoforidhi’, në të paktën dy klasa ka patur të paktën nga shtatë nxënës që nuk janë paraqitur në mësim pasi kishin temperaturë dhe pritet rezultati i tamponit të Covid-19, shkruan BW.
Që prej nisjes së shkollës në vend ka pasur më shumë se 80 mësues e dhjetëra nxënës të prekur nga Covid-19. Ministrja e Arsimit tha para pak ditësh se pavarësisht numrit të mësuesve të prekur, situata është nën kontroll.