Një rrëshqitje dheu goditi një autobus pasagjerësh në Pakistanin verior të dielën, duke vrarë të 16 personat në bord, tha një zyrtar lokal.
Incidenti ndodhi afër qytetit malor Skurdu – një destinacion i famshëm turistik në rajonin Gilgit-Baltistan, i cili kufizohet me Kinën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të mbështetur nga trupat paraushtarake kanë nxjerrë të 16 trupat nga rrënojat dhe kanë pastruar rrugën.
Baltistan, i cili është në bashkimin e vargmaleve më të mëdhenj të botës – Karakoram, Himalaja, Hindu Kush dhe Pamir – është i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut që vrasin dhjetra njerëz çdo vit.
Rajoni është gjithashtu një rrugë kyçe e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, një projekt me shumë miliarda dollarë që synon të lidhë provincën veriperëndimore të Kinës, Xinxiang, me rëndësi strategjike me portin e Gwadar përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubacionesh.