Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku e pranishme në debatin e emisionit “Open” për të folur mbi incineratorët ka bërë një deklaratë të fortë.
Tabaku tha se duke shkuar për të denoncuar në inceneratorin e Elbasanit, 5 makina me stil mafioz i vinin rrotull duke shtuar se është ndier e frikësuar.
Pjesë nga biseda:
Vasili: Kush janë përfituesit e kontratave, me buxhet 100 mijë lekësh kanë fituar miliona euro?
Koka: znj.Tabaku erdhi për drekë në Durrës, ndaloi para kontenierëve në Durrës, dhe lideri i PD thotë që Koka ka marrë kontenierët në Durrës. Më fal Berisha e tha.
Tabaku: Shkova te inceneratori për të bërë një deklaratë dhe aty erdhën 5 makina në stil mafioz dhe vinin rreth meje ndërkohë që unë xhiroja. Kush është kompania prestigjose e Elbasanit?
Koka: Po duhet të shkoni atje dhe ta shihni…mos përto dhe shko në Elbasan.