Templates by BIGtheme NET

Tabaku: Shkova për të xhiruar te incineratori në Elbasan, 5 makina me stil mafioz më vinin rrotull

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku e pranishme në debatin e emisionit “Open” për të folur mbi incineratorët ka bërë një deklaratë të fortë.

Tabaku tha se duke shkuar për të denoncuar në inceneratorin e Elbasanit, 5 makina me stil mafioz i vinin rrotull duke shtuar se është ndier e frikësuar.

Pjesë nga biseda:

Vasili: Kush janë përfituesit e kontratave, me buxhet 100 mijë lekësh kanë fituar miliona euro?

Koka: znj.Tabaku erdhi për drekë në Durrës, ndaloi para kontenierëve në Durrës, dhe lideri i PD thotë që Koka ka marrë kontenierët në Durrës. Më fal Berisha e tha.

Tabaku: Shkova te inceneratori për të bërë një deklaratë dhe aty erdhën 5 makina në stil mafioz dhe vinin rreth meje ndërkohë që unë xhiroja. Kush është kompania prestigjose e Elbasanit?

Koka: Po duhet të shkoni atje dhe ta shihni…mos përto dhe shko në Elbasan.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*