13 persona kanë humbur jetë në Shqipëri 24 orët e fundit për sa i përket pandemisë Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2256 testime të kryera së fundmi janë gjetur 782 raste të reja me koronavirusin e ri.
Viktimat e fundit janë 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Në 4 spitalet covid në Tiranë po trajtohen 480 persona nga të cilët 33 janë në terapi intensive me 14 të intubuar.